19.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

120 aplinistë serbë nuk lejohen të vizitojnë Malet e Sharrit

Rekomandime

Rreth 120 alpinistë nga pjesë të ndryshme të Serbisë, por edhe nga veriu i vendit, nuk janë lejuar të shkojnë për vizitë në Malet e Sharrit, edhe pse kishin hyrë dje në Kosovë.

Radio Kim shkruan se kryetari i Shoqatës së Alpinizmit “Kopaonik”, Rade Knezeviq, ka deklaruar se ata mbrëmë janë njoftuar nga komandanti i Policisë në Shtërpcë për këtë gjë.

- Advertisement -

“Kjo është ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës një, komandanti nga Stacioni i Policisë, Dragan Ivanoviq, erdhi dhe na tha se ai kishte marrë një urdhër që ne nuk mund të dilnim për ngjitje në male. Këtë mëngjes, erdhi një urdhër i qartë që ne nuk duhet të lëvizim nga hoteli.

Askush nuk na shpjegon asgjë. Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë problem deri më tani, ne u takuam me alpinistë shqiptarë nga Ferizaj, dhe nuk kishte ndonjë problem”, ka thënë Kenezeviq, shkruan Radio Kim, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit