1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Drejtoresha e Klinikës Endokrinologjike del pozitive, e konfirmon vet ajo

Rekomandime

Drejtoresha e Klinikës Endokrinologjike në QKUK, Dr. Venera Berisha – Muharremi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar vet ajo përmes një postimi të bërë në Facebook. Derisa ka thënë se ka kërkuar që personi i kësaj klinike të testohet.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë i saj:

Të dashur miq!

Pasi që një infermiere e Klinikës Endokrinologjike ku unë jam drejtoreshë kishte të gjitha shenjat e infeksionit meCovid-19, te premtën doli pozitiv me virusin Covid-19, kerkova nga IKSHP që të testojë tërë personelin e kësaj klinike!

- Advertisement -

Para pak qasteve mora rezultatin e testit tim ku rezultova pozitiv me virusin Covid-19 edhe pse nuk kam asnje shenje klinike as ankesa!

Lus të gjithë ata që kanë qenë në kontakt direkt me mua pa maska të vetizolohen dhe në rast të shfaqjes së shenjave të infeksionit të lajmerohen ne Klinikën Infektive!

- Advertisement -

Unë ndihem shumë mirë dhe prej sot jam në vetizolim për 14 ditë dhe besoj që me ndihmën e Zotit do ta kaloj edhe këtë sfidë!

E juaja
Venera

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit