1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policia jep detaje për personin që deklaroi se i humbën paratë në Suharekë

Rekomandime

Personi me incialet I.M., i lindur në vitin 1967 nga fshati Vraniq i komunës së Suharekës, ka raportuar në polici se përderisa ka qenë duke ecur në qendër të kësaj komune i kanë humbur paratë.

- Advertisement -

Sipas deklaratës së viktimës, ai ka kontrolluar disa herë paratë por nuk ka mundur t’i gjejë ato.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, konfirmon për se rasti në fjalë po trajtohet nga policia.

“Rreth orës 21:24 në Stacionin policor në Suharekë ka ardhur qytetari I.M., i lindur në vitin 1967 nga fshati Vraniq, i cili ka raportuar se përderisa ka qenë duke ecur në rrugën “Brigada 123” (në qendër të qytetit) në Suharekë, i njëjti dyshon se i kanë rënë të hollat që i kishte në posedim. Sipas deklaratës së ankuesit, i njëjti disa herë ka kontrolluar për të hollat, por nuk ka mundur t’i gjejë. Rasti po hetohet në bazë të deklaratës së viktimës”, tha Osmanollaj.

- Advertisement -

Lidhur me këtë rast, mediat lokale kanë raportuar se viktima i kishte paratë për mjekim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit