3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Vdes 23-vjeçari pasi qëllohet me armë zjarri

Rekomandime

Një 23- vjeçar ka vdekur në Shkodër pasi u qëllua me armë zjarri, shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ai ka mbetur i plagosur teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij.

I riu është transportuar për në Spitalin e Shkodrës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë:

- Advertisement -

Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi G.K, 23 vjeçar, banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

- Advertisement -

Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit