12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pamje në Mitrovicë/ Pa maska e distancë, grumbull qytetarësh për 130 eurot e Qeverisë

Rekomandime

Kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa numri i të infektuarve ka shkuar mbi 11 mijë.

- Advertisement -

Ndërsa, vazhdon apeli për ruajtje të distancës e bartje të maskës, që janë bërë obligative, madje qytetarët po gjobitën.

Por, kjo s’u pa sot në qytetin e Mitrovicës, ku Indeksonline sjellë pamje nga Lagjja e Boshnjakëve ku po shihet një grumbull i madh qytetarësh, të cilët po presin para një banke.

Derisa të njëjtit thuhet se po prisnin për të marrë 130 euro, nga Pako Emergjente që ka nisur t’i ekzekutojë qeveria.

- Advertisement -

Pamje të tilla shqetësuese kemi parë edhe në institucione të tjera, ndërsa respektimi i masave anti-COVID s’po mirret “parasysh”, e në anën tjetër nga MSH dhe IKSHPK po thuhet se po sektori i shëndetësisë mund të kolapsojë nëse vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit