4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

150 milionë për rrugën Prizren-Tetovë, Aliu: Do ta ketë tunelin më të gjatë – jam i lumtur

Rekomandime

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka folur pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilin kabineti qeveritar ia miratuan kërkesën e Aliut për ndërtimin e autostradës Prizren-Tetovë.

- Advertisement -

Ai tha se varianti më i mirë i mundshëm është nëse ndërtohet një tunel i cili do të jetë mbi 6 kilometra i gjatë.

“Është një rrugë e rëndësishme pavarësisht vështirësisë sepse është në pjesë të Malit Sharr. Nëse ma pak se 1 vit si një propozim fushate tashmë kemi mbërri në faza shumë konkrete dhe kjo më bën mua të lumtur dhe i falënderoj ministrat që e votuan këtë propozim. 6.4 kilometra tunel dhe është në fshatin Manstricë dhe në anën tjetër Brozoc të Maqedonisë. Më i afërt është varianti me tunelin”, tha ai, transmeton Periskopi.

Tutje ai tha se ky projekt mund të realizohet nga e njejta kompani edhe për pjesën e autostradës në Kosovë edhe për atë në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

“Ky projekt do të realizohet me komisione të përbashkëta mbase do të kemi edhe kompaninë e njejtë që do të bëj dizajnimin”, u shpreh ai.

“Përafërsisht do të kushtojë 150 milionë euro”, tha ai

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit