4.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Kredi me kamatë apo hallall, cilën keni llogari ta merrni

Rekomandime

Është Ramazan. Ndjenjat fetare rriten shumë gjatë këtij muaji, kur një pjesë e konsideruesheme e populltës është duke agjëruar.

- Advertisement -

Kjo është kohë edhe e reflektimit, sidomos për situatën ekonomike të rënduar në të cilën gjendet gjithësecili. Rrugëzgjidhje për të ecur përpara gjithmonë është financimi. E kredia është mjeti më i favorshëm i financimit. Por, cila kredi është më e favorshme, ajo me kamatë që japin bankat, apo ajo hallall që japin disa institucione mikrofinanciare?

Qendrsa Zogaj, një qytetarë i ka thënë gazetës Kosova ime se është një kredi marrëse në njërën prej Bankave Komerciale në Kosovë.

Ajo ka thënë se në bazë të përllogaritjeve që ka bërë, po dëtyrohet që të paguaj diku mbi 2 mijë euro më shumë sesa që ka marrë. Krejt kjo për shkak të normës së lartë të interesit.

- Advertisement -

“Edhe pse po më duhet që të paguaj 2 mijë euro më shumë sesa ato që kam marrë, prap që është një shumë mjaftë e madhe, e kam obligim dhe barrë për çdo muaj pagesën e kësteve. Bankat në Kosovë vetëm një ditë t’ia vonosh pagesën e kredisë, menjëherë të thërrasin”, ka thënë ajo.

Mirëpo në Kosovë ekziston edhe një formë tjetër e marrjes së kredive. Kredia pa kamatë ose ‘Kredi Hallall’ është një tjetër mundësi. Ky lloj i kredive është lëshuar nga dy Institucione Mikrofinanciare Islame, Start dhe Timi Invest.

- Advertisement -

Këto institucione zbatojnë rregullat islame dhe nuk aplikojnë fare kamatë për klientët e tyre. Për të fituar para pa përdorimin e interesit, ato përdorin ‘sisteme të pjesëmarrjes’ përmes ekuitetit. Pjesëmarrja përmes ekuitetit nënkupton që nëse një institucion i tillë i huazon para një biznesi, atëherë ky biznes do ta paguajë kredinë pa kamatë, por është i detyruar që një pjesë të fitimit t’ia jap institucionit. Pra, paguani kamatë të papërcaktuar, vetëm që nuk quhet e tillë. Në qoftë se biznesi dështon ose nuk realizon ndonjë fitim, atëherë as institucioni, i cili ka dhënë kredinë nuk përfiton.

Cila do të ishte më e lehtë dhe mirë për qytetarët, kredi me kamatë, apo kredia hallall?

Kamatat në tregun kosovar aktualisht nisin nga 3.5 për qind për kreditë hipotekare. Kjo është normë fikse dhe ju e dini sa duhet të ktheni cdo muaj deri në përfundim të kredisë. Nëse e keni të lidhur edhe Euriborin, si normë variabile shtesë, atëherë mund të hyni në disa ujëra të panjohur. Euribori deri vitin e kaluar kishte vlerë negative, prandaj mblidhej me zero, pra 3.5 plus 0, që nuk kishte asnjë ndikim në kamatë. Por, tashmë është 2 për qind dhe e ka rritur kamatën në 5.5 për qind për kreditë që kishin normë fikse 3.5 për qind plus euribori. Por, bankat për kreditë e njëjta janë duke ofruar edhe eleminim të euriborit, pra normë fikse, duke e rritur kamatën nga 3.5 në 4.5 për qind mesatarisht për maturitet pesëvjecar, varësisht nga stadi i pagesës së klientit.

Kur vjen puna për biznese, kamatat rriten tutje dhe shkojnë në 6-8 pët qind. Por, sërish kamatat janë fikse.

Në rastin e kredive hallall, pagesat janë variabile. Nëse ju keni hyrë kredi për biznës, sa më tepër fiton biznesi, aq më tepër ju rritet kësti i kredisë.

Pra, nëse keni hy kredi për të paguar 10 për qind të fitimit, atëherë nëse fitoni 1000 euro në muaj do të paguani principalin plus 100 euro, e nëse fitoni 10 mijë euro do të paguani principalin plus 1000 euro.

Pra, nëse e keni një biznes të falimentuar apo pa prespektivë dhe dëshironi ti hiqni qafesh obligimet, atëherë kredia ‘hallall’ ju kryen punë. Nëse doni të bëni biznes dhe të fitoni, kredia nga bankat është më e favorshme.

Duke e krahasuar mënyrën e marrjes së kredive dhe më pas obligimet që bartin qytetarët përmes marrjes së këtyre dy llojeve të kredive, pra me kamatë dhe kreditë hallall, mund të nënkuptohet se më e lehtë dhe e pranueshme për ta është kredia me kamatë.

Pra, mbështetur në të dhënat e hulumtimit, dhe në faktin se nëse një biznes përparon pas marrjes së kredisë në ato banka është i obliguar që një pjesë të fitimit t’ia japë këtij institucioni ku edhe ‘merrë hua’ është mjaftë e kushtueshme për ta.

Kredia me kamatë e obligon qytetarin që përmes pagesës së kësteve të paguaj nga pak një shumë të konsiderueshme dhe jo shumë të madhe për bankën, e që me përfundimin e kredisë lirohen nga ky obligim.

Kosova ime ka biseduar me qytetarë që kanë kredi në Banka Komerciale, pra kredi me kamatë, dhe iu ka shpjeguar mënyrën se si funksionojnë kreditë pa kamatë, për ti pyetur se cila do të ishte zgjedhja e tyre.

Ata njëzëri kanë thënë se nuk do të ngarkonin vetën në një formë të tillë. Ndonëse, njëri prej tyre në kushte anonimiteti tha se nëse nuk kisha për të paguar asgjë nëse biznesi i tij falimenton, atëherë ndoshta do të kishte rrezikuar.

“Më të thënë të drejtën nuk jam i sigurtë dhe i prerë në mendimin tim, mirëpo nëse do të ishte kjo mundësi që nëse biznesi im falimenton, unë të mos kem obligime ndaj kësaj banke, ndoshta do të kishte qenë e pranueshme që t’ia jepja një pjesë të fitimit nëse biznesi im dhezë”, ka thënë ai për Kosova ime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit