10.7 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Gashi-Selimit: Vetëm unë flas në emër të LDK’së në Kuvend, ideja e Qunit personale

Rekomandime

Shefat e grupeve parlamentare të LVV’së dhe LDK’së, Rexhep Selimi dhe Arben Gashi janë përplasur në Kuvend të Kosovës sa i përket propozimit të ministrit të mbrojtjes, Anton Qunit, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Ishte shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi që tha se Quni e ka dhënë një ide personale, teksa shton se atë e kanë refuzuar zyrtarisht LDK’ja.

“Z. Quni e pati si ide personale, po e kemi një refuzim zyrtar prej LVV, më vjen keq që jemi në këtë situatë, në fund deputetët vendosin me votë”, thotë ai.

Këtu ka reaguar, Rexhep Selimi që ia ka përmendur atij se refuzimin e ka bërë vetë ish –ministri Agim Veliu, e jo Lëvizja Vetëvendosje.

- Advertisement -

“Z.Gashi as zyrtar e as jo zyrtar, thjesht paraqitja një fakt, me respektin e iniciativën e z.Quni e patëm një përgjigje publike. Nëse është refuzim nga z.Veliu, që e refuzoi një kërkesë të tillë që tha se z.Quni nuk është në emër të LDK’së”, shton ai.

Në anën tjetër, Arben Gashi tha se në Kuvend të Kosovës nga LDK’ja nuk është i autorizuar që të flasë Quni, pasi që për këtë është i autorizuar që të flasë vetëm ai.

- Advertisement -

“Për ty dhe për të gjithë këtu unë jam i autorizuar me fol në emër të LDK’së të tjerët flasin në emër të vetë në emër të LDK’së flasë unë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit