2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

150 shtetas kosovarë nga Suedia, Finlanda e Norvegjia, do të nisën për Prishtinë

Rekomandime

Ambasa e Kosovës në Stockholm, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare ka njoftuar se është përfunduar lista prej 150 shtetasve tanë nga Suedia, Finlanda dhe Norvegjia që me datë 5 maj do të udhëtojnē për Prishtinë.

- Advertisement -

Në këtë njoftim thuhet se shumica dërmuese e këtyre udhëtarëve janë të moshuar dhe persona me probleme shëndetësore, transmeton Indeksonline.

“Udhëtaret që vijnë me transport tokësor nga Suedia dhe Norvegjia drejt aeroportit Arlanda, duhet të vijnë në Terminalin 5, ku do t’i pret personeli i ambasades.

Udhëtaret që vijnë me Finnair nga Finlanda, do të drejtohen nga stafi i aeroportit.

- Advertisement -

Biletat nuk keni nevoje t’i shtypni, mjaftojnë ato qe i keni pranuar në email nga agjensioni. Stafi i aeroportit tashmë posedon listen e atyre që do të udhetojnë.

Mos u merakosni nëse ju kanë skaduar vizat. Ambasada është përkujdesur që të njoftojë Policinë Kufitare të Finlandës dhe Suedisë për udhetimin tuaj.

- Advertisement -

Për çfarëdo sqarimi shtesë apo emergjence eventuale, ju që do të udhëtoni me këtë aeroplan, ju lutemi të na kontaktoni në numrin emergjent të ambasadës:

00 46 73-508 60 99

Ky numer do të jetë ne dispozicionin tuaj 24 ore deri në ditën e fluturimit”, shkruan ambasada.

Më tej ka një sqarim edhe për qytetarët e tjerë që kanë mbetur.

“Për qytetarët tanē tjerē të mbetur, e që kanē dorëzuar kërkesa për kthim, ju sigurojmë që jeni në listë për fluturimin e radhës i cili do të përcaktohet nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës në varësi të krijimit të rrethanave të përshtatshme. Pēr çdo gjë që doni të dini, mund të na shkruani nē: [email protected]

Tani për tani nuk jemi ne dijeni se kur do te ndodhë fluturimi i radhës, por do t’ju njoftojmë me kohë posa të marrim lajmin.

Ky ishte një muaj i rëndë dhe sfidues për të gjithë ne. Ju faleminderojmë shumë për bashkëpunimin, mirekuptimin, durimin dhe respektimin e ambasadës suaj dhe rrjedhimisht edhe shtetit tuaj. Ne do të vazhdojmē të ju qendrojmē pranē si deri me tani.

Së bashku jemi më të fortë, së bashku do t’ia dalim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit