9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Kurti për fitorën e Dua Lipës në “Grammy”: Ajo ka mahnitur botën dhe ka ngritur shtetin e saj

Rekomandime

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses të madh, duke fituar çmimin në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”, në “Grammy Awards”.

- Advertisement -

Në mesin e shumë figurave në vend që e kanë uruar artisten kosovare, ishte dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Në një postim në Twitter, Kurti tha se Dua është një inspirim për gjeneratat e reja dhe ambasadore e vendit tone.

“E uroj Dua Lipën për fitoren në Grammy në kategorinë albumi më i mirë në zhanrin pop. Me punë, talentin dhe shpirtin e saj ajo ka mahnitur botën dhe ka ngritur shtetin e saj.

- Advertisement -

Ajo është një frymëzim për të rinjtë tanë dhe një ambasadore për vendin tonë“, ka shkruar Kurti në postim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit