8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shamitë e kuqe nëpër Prishtinë, Isa Mustafa i reagon Vetëvendosjes

Rekomandime

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka reaguar Vetëvendosjes pasi kanë bërë vendosjen e disa shamive të kuqe nëpër Prishtinë.

Mustafa ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.

- Advertisement -

Ai thotë se vota është shprehje e vullnetit politik, e bindjeve por edhe e perceptimit.

“Vota është vendimmarrje e qytetarit. Për të marrë vendim, element themelor është informata”, thotë ai.

Kreu i LDK-së ka pyetur se çka paraqesin shamitë e kuqe e çka do të thotë republika e tretë.

- Advertisement -

“Nuk jam i sigurt se qytetari është i informuar se çfarë paraqesin shallat e kuqe të lidhura në drunjtë e Prishtinës, dhe jo vetëm aty, për të ardhmen e vendit. Çfarë është simbolika dhe mesazhi i marsheve në sheshet e qytetit tonë? Çfarë është Republika e Tretë? Një shtet e bëmë me SHBA-të dhe me partnerët tanë evropian, të zotuar për demokracinë perëndimore. Ndërkaq, VV duhet ta qartësojë se kush janë partnerët e saj për Republikën e Tretë. Ndryshe, në qoftë se votohet vetëm me emocione, rrezikojmë të vejmë shallat e kuqe rreth qafe, të marrëshojmë si në Revolucionin Kulturor Kinez e të mbesim pa asnjë republikë! Vota është përgjegjësi ndaj shtetit tonë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit