PDK-ja thirret në luftimin e korrupsionit, por nuk ka “vend” për një departament të tillë

0
99

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur “frontin” e qeverisjes në nivel qendror që nga paslufta, raporton Front Online.

Gjatë fushatës së fundit zgjedhore në Kosovë, Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli u propozoi të gjitha partive politike të nënshkruajnë “Paktin Kundër Korrupsionit”.

Përveç se u pa që disa nga krerët më të lartë të kësaj partie u larguan nga pozita e nënkryetarëve dhe pati edhe reagime të disa anëtarëve nga kjo parti, nuk u pa Departamenti për Luftimin e Korrupsionit.

Edhe pse për një kohë të gjatë PDK-ja është thirrur në luftimin e korrupsionit, nuk ka gjetur hapësirë për një departament të tillë.

Ditën e djeshme janë emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një pjesë e udhëheqësisë të departamenteve sektoriale.

Uran Ismaili, Sekretar i përgjithshëm i PDK-së, Agim Aliu, nënkryetar, Shaqir Totaj, nënkryetar, Abelard Tahiri, Udhëheqës i departamentit për çështje organizative, Betim Gjoshi, Udhëheqës i departamentit për çështje elektorale, Blerand Stavileci, Drejtor ekzekutiv i partisë, Hajredin Kuçi, Udhëheqës i Departamentit për politika programore, Enver Hoxhaj, Udhëheqës i departamentit për marrëdhënie ndërkombëtare, Elmi Reçica, Udhëheqës i departamentit për çështje të diasporas, Sami Lushtaku, Udhëheqës i departamentit për vlera të luftës, Xhavit Haliti, Udhëheqës i departamentit për grupe të interesit, Migjen Kelmendi, Udhëheqës i departamentit për media dhe rrjete sociale, Muzafer Shala, Udhëheqës i departamentit për rini dhe inovacion, Safete Hadërgjonaj, Udhëheqëse e departamentit për financa dhe anëtarësi, Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët, Blerta Deliu-Kodra, Udhëheqëse e departamentit e çështjeve gjinore.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli edhe kryesia e kësaj partie përgëzuan të posa zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

E pas këtij urimi ka reaguar ish- këshilltari Kadri Veseit, Njazi Kryeziu i cili ka thënë se kjo i bie me e përgëzu vetveten, në emër të demokratëve, pa i pyetur demokratët.

“Prandaj demokratët e PDK-së janë në hall a me ju dërgu sms dhe mesazhe urimi të emëruarve privatisht !”, ishte reagimi i Kryeziut.

Mospajtime kanë shfaqur edhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, Lirak Çelaj e Qemajl Mustafa.