3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Alarmante, regjistrohen rastet e para me variantin e ri të koronavirusit në Kosovë

Rekomandime

Edhe në Kosovë janë regjistruar rastet e infektimit me variantin e koronavirusit të identifikuar së pari në Britani të Madhe e që ka virlencë më të madhe.

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se në Kosovë tashmë janë regjistruar rastet e para të variantit të ri të koronavirusit, raporton Demorkacia.com.

Zemaj përmes një konference për medie ka bërë të ditur se nga 30 mostrat e dërguara në Berlin, tre prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin e ri të koronavirusit, i cili ishte shfaqur për herë të parë në Britani të Madhe.

“Siç e dini ditëve të kalauara IKSHPK-së ka dërguar 30 mostra në Berlin të Gjermanisë me qëllim të hulumtimit të pranisë së varianteve të ri të koronavirusit. Rezultatet e këtyre analizave kanë treguar se tri mostra kanë rezultuar pozitiv në varantin e ri të koronavirusit që është shfaqur në Britani të Madhe”, ka deklaruar Zemaj.

- Advertisement -

Ky variant i virusit, i identifikuar së pari në Britani të Madh e më pas edhe në 70 vende tjera të botës, përhapet më shpejtë por nuk është vërtetuar nëse është edhe më vdekjeprurës se variantet tjera të virusit Coid-19. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit