6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Takimet e Thaçit me Kurtin e Mustafën: Bie në sy detaji interesant nga zyra e Presidentit

Rekomandime

Në orën 10:00 të mëngjesit Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nisi konsulatat me liderët politikë për formimin e Qeverisë së re. E filloi me Albin Kurtin e VV’së, për të vazhduar me Isa Mustafën e LDK’së, vetëm se këtij të fundit, iu ulë përballë.

Presidenti i vendit dhe Kryeministri në detyrë kanë zhvilluar një takim shumë të shkurtër, mëngjesin e sotëm.

- Advertisement -

Kurti pas përfundimit, tha se ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të reja, pasi që kështu sipas tij e kërkon edhe Kushtetuta e vendit.

“Kushtetuta e Kosovës nuk krijon mundësi që ne të kemi Qeveri të re, pa Kuvend të ri, pa zgjedhje të reja. Presidenti u zotua se do t’i repsektojë ligjet dhe praktikat e mëhershme”, tha Kurti.

- Advertisement -

Gjysmë orë më vonë, saktësisht në 10:30, Presidenti filloi takimin me liderin e LDK’së, Isa Mustafës, veç se me këtë të fundit, pati një detaj interesant, shkruan Gazeta Metro.

Është vërejtur se Presidenti, ndryshe prej Albin Kurtit me të cilin janë kundërshtarë politikë që prej daljes së VV’së në skenë, Mustafës iu ulë përballë.

- Advertisement -

Ky i fundit, pasi përfundoi takimin tha se LDK vlerëson se uk është koha për të shpallur zgjedhjet e reja dhe se këto do të sillnin situatën e njëjtë, si ajo që është sot.

“Diskutuam për daljen nga kjo situatë, u informuan nga presidenti për opsionet kushtetuese, si LDK vlerësojmë se nuk është koha që të shkohet në zgjedhje për shkak të situatës me koronavirus, dhe poashtu jemi të bindur se edhe zgjedhjet në këtë periudhë nuk do të na sillnin në një situatë tjetër jashtë asaj që sot jemi duke marrë pjesë vullnetin politik të subjekteve që hyjnë dhe dalin në zgjedhje dhe mocionin e mosbesimit e kanë votuar 82 deputetë, që ka të drejtë Kushtetutën ta ndryshojë.

Presidenti momentalisht është duke biseduar me Kryetarin e PDK’së, Kadri Veselin.

Sa i përket Kurtit, vlen të theksohet se takimet mes Thaçit dhe Kryeministrit në detyrë kanë qenë gjithmonë të shkurtra, me përjashtim të herës së kaluar, që zgjati një orë e 40 minuta.

Kurti po e akuzon Thaçin për shkelje të Kushtetutës nëse nuk shpallë zgjedhje, duke i dhënë kësaj interpretime të ndryshme.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese konstatoi se vet Kurti i ka shpërfillur ligjet e nenet e shtetit, me aplikimin e orës policore dhe kufizimin e lëvzjes së qytetarëve, duke u konsideruar kjo si shkelje e të drejtave të njeriut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit