8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

17 të shëruar nga koronavirusi

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 225 testime sa janë bërë.

- Advertisement -

Vitia po ashtu ka njoftuar se edhe sot ka pasur një numër të madh të personave të shëruar, gjithsej 17 prej tyre, shkruan Reporteri.

Kjo është dita e tretë që kur numri i të shëruarve është më i madh sesa ai i të infektuarve.

Me këto raste, numri total i të infektuarve shkon në 799, kurse i atyre të shëruar në 249.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.

- Advertisement -

Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!

Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!

Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit