3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

180 mijë euro në vit: Ramiz Kelmendi bëhet sponsor i Majlinda Kelmendit

Rekomandime

Biznesmeni Ramiz Kelmendi është bërë sponsor i Majlinda Kelmendit dhe Federatës së Xhudos, dhe si i tillë do t’i jap 180 mijë euro në vit për ta,

- Advertisement -

Kampionët e xhudos nga tash do të kenë përkrahje financiare nga Kelmendi dhe kompania e tij Elkos-Grup, për garat jashtë vendit që do t’i mbajnë

Kelmendi ka njoftuar se sot së bashku me trajnerin Kuka dhe Majlinda Kelmendin kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit për sponsorizim.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

- Advertisement -

“Bazuar në Ligjin për Sponsorizimin e Sportit të Republikës së Kosovës, sot kemi nënshkruar Marrëveshje Sponsorizimi një vjeçare me Federatën e Xhudos së Kosovës!

Në praninë e Selektorit dhe trajnerit me famë botërore Driton Kuka dhe Kampiones absolute botërore të xhudos Majlinda Kelmendi, bashkërisht me Kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës z.Agron Kuka ne formalizuam edhe zyrtarisht Marrëveshjen me të cilën ‘ELKOS GROUP’ si ‘Sponsor i Artë’ mbështetë sukseset e xhudos kosovare me 180 mijë euro në vit!

- Advertisement -

Suksese Ambasadorëve tonë të Sportit në rrugëtimin e pandalshëm drejt sukseseve të mëtejme!

Me kënaqësi;
Ramiz Kelmendi – President i ‘Elkos Group-Etc’”.

Ndërsa këtë e ka mirëpritur edhe trajneri i Majlindës dhe xhudistëve kosovarë Driton Kuka, i cili këtë marrëveshje e ka quajtur ‘sponsor i artë’.

“Sponsor i artë … Golden sponsor .Federata e xhudos së Kosovës zyrtarizoj bashkëpunimin me “Elkos Group “.
Ekipi ynë Kampion rrugëtimin do e vazhdon me përkrahje të fuqishme!, ka shkruar Kuka në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit