16.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Momenti më i mirë dhe më i keq i Agim Ademit në krye të FFK-së

Rekomandime

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi është duke e shijuar në maksimum postin e tij në krye të futbollit kosovar.

- Advertisement -

Pas suksesit në Ligën e Kombeve vitin e kaluar, kampanjës pozitive në eliminatoret e ‘Euro 2020’ këtë vit si dhe me kualifikimin e mundshëm në Evropian në marsin e vitit 2020, Ademi është tejet i lumtur që e drejton një instuticion të tillë, raporton Zëri.info.

Së fundmi, Ademi ishte i ftuar në emisionin sportiv ‘Sports Show’, derisa ka folur edhe për momentin më të mirë të tij si president i FFK-së.

Derisa ka shumë momente të mira, ai e ka veçuar atë në fitoren 4:0 ndaj Azerbajxhanit në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen vendimtare për Ligën e Kombeve.

- Advertisement -

“Momenti më i mrië ka qenë ndeshja me Azerbajxhanin, e cila ishte ndeshje vendimtare për t’u shpallur kampion të grupit C”, ka thënë fillimisht Ademi, përcjell Zëri.info.

“Ka qenë një moment që e kam ndjerë veten shumë krenar dhe të lumtur që i prij kësaj gjenerate dhe federate”, vlerësoi Ademi.

- Advertisement -

Tutje, Ademi ka folur edhe për momentet që nuk e kanë bërë të ndihet mirë në vitet e fundit si president i FFK-së.

“Ka pasur edhe momente të hidhura. Veten e kam ndjerë shumë keq kur është lënduar ndonjë futbollistë, si Zeneli, Rashica, Kryeziu dhe së fundmi Muriqi”, tregoi më tej Ademi.

Përveç kësaj ai ka treguar se ndihet keq edhe kur ndonjë tifozë nuk mundet të hyjë në stadium për shkak se nuk ka biletë.

“Moment tjetër i keq është kur dikush më thërret dhe më pyet për bileta. E ndjej veten shumë keq sepse më duket sikur unë jam ai që ia kam ndaluar atij ta shikoj ndeshjen”, shtoi Agim Ademi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit