1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

20 mijë biznese të mbyllura në këtë vikend në Kosovë, dëme deri në 15 milionë euro

Rekomandime

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka thënë se të gjitha masat që janë marrë pa koordinim me bizneset kanë pasur dëme të mëdha kolaterale, ku bzneset po i paguajnë fakturat e padëmisë, sipas tij.

- Advertisement -

Rukiqi tha se këtë vikend janë të mbyllura rreth 20 mijë biznese ku humbjet janë rreth 10-15 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i OEK kërkoj nga Qeveria që krahas shtrëngimit të masave të miratoj edhe masat e stimulimit financiar.

“Sot janë të mbyllura 20 mijë biznese që nuk do të punojnë gjatë vikendit dhe që do të kenë humbje rreth 10-15 milionë humbje në ditje.

- Advertisement -

Kjo pjesë e mjeteve që nuk do të shpenzohet këtu, këtë vikend do të shfrytëzohen në qytetet e rajonit, është parë edhe në pikat kufitare ku qytetarët kanë vendosur të kalojnë këtë vikend në rajon, ky është problemi i parë i masave.

E problemi i dytë është lajmërimi i vonëshëm i masave që janë marrë dhe si pasojë janë hedhur në mbeturina stoku i gjërave ushqimore pasi nuk janë koordinuar aspak me bizneset.

- Advertisement -

Problemi i tretë i masave është impementimi. Gjatë tërë ditës jemi përpjekur dhe nuk e kemi gjetur se çfarë është market i vogël dhe si pasojë e kësaj kemi mijëra euro gjoba të këto biznese, ku logjikisht nuk të punojnë këto markete.

Nëse merren masa ne do t’i respektojmë si të gjithë, por çdo vend i botës po bën edhe një gjë tjetër, masat e stimulimit financiar, qeveria urgjent duhet të miratoj edhe një përkrahje financiare për bizneset”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit