10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gjenerali: Aeroplani rus Su-57 eIeminon me lehtësi homologun F-35 të SHBA (Fotot)

Rekomandime

Rusia ka njoftuar vitin që shkoi futjen në shërbim të avionëve të saj të avancuar anti-radar Su-57, për të cilin një pilot i dekoruar rus pretendon së fundmi se mund të “eIeminojë lehtësisht” modelin homolog gjuajtës anti-radar të SHBA, F-35 Lightning.
“Su-57 mund të eIeminojë lehtësisht F-35, nëse ata do të dyIuftonin kokë për kokë. F-35 nuk mund të manovrojë, nuk është i aftë në Iuftën në ajër”, thoshte në opinionin e tij gjenerali rus Magomed Tolboyev për agjencinë TASS.

- Advertisement -

Arritja e vënies në shërbim të Sukhoi Su-57, avioni anti-radar i gjeneratës së pestë të Rusisë, ka qenë një rrugë plot pengesa për ministrinë e mbrojtjes.

Prej vitit 1979, ish-Bashkimi Sovjetik kishte kërkuar avionin e gjeneratës së ardhshme para fundit të viteve 1990, kryesisht prej shfaqjes së aeroplanit të parë amerikan anti-radar F-117 Nighthawk, por prej mungesës së fondeve dhe shpërbëries së Bashkimit Sovietik projekti u braktis.

Planet e rivitalizuan vetëm pas viteve 2000, përsëri të nxitura nga arritjet e SHBA, e cila kishte prodhuar atë që edhe sot konsiderohet si më i avancuar në botë F-22 Raptor.

- Advertisement -

Dhjetë prototipet e para të atyre rusë Su-57 bënë fluturimet e para në 2010 dhe hynë në shërbim në 2016. Në 2018, ministria ruse e mbrojtjes tha se Su-57 do të nisë testimet në Iuftim. Tashmë avionët kanë hyrë në prodhim seri dhe skuadronët e parë janë dërguar për Distriktin Ushtarak të Jugut, që është disa vjet para afatit të parashikuar.

Emri i brendshëm i tipit rus Su-57 është “T-50” kurse rivaIët e NATO-s e quajnë atë “Felon” (anglisht ‘kundravajtës’).

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit