0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

20 vjeçarja në Prishtinë kërcen nga kati i 4-të, vdes nga plagët në QKUK

Rekomandime

Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Xheladin Hana” në lagjën Bregu i Diellit në Prishtinë një person ka tentuar të kryej vetëvrasje.

- Advertisement -

Disa dëshmitarë thonë për Indeksonë se bëhet fjalë për një femër rreth 20 vjeçare, e cila ka kërcyer nga kati i 4-të dhe e njëjta është dërguar më pas drejt Emergjencës.

Por, e njëjta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë dhe vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë për Indeksonline.

- Advertisement -

“Policia ka dalë në lokacion dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të sqatuar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detajet e tjera do të njoftoheni pas raportimeve të tjera”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit