10.7 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Topanica, fshati që për dy ditë identifikoi 12 të infektuar me coronavirus

Rekomandime

13 raste të reja me coronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, duke çuar kështu në 25 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Kosovë.

- Advertisement -

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë, njofton Instituti i Shëndetësisë Publike, transmeton Reporteri.net.

Në fakt në këtë fshat është rasti i 12-të. Dje një shofer autobusi doli pozitiv dhe sot 16 kontakte të tij janë testuar e 11 kanë dalë pozitiv. Ky fshat i Kamenicës tashmë është vendosur në Karantinë.

Po ashtu në njoftim theksohet edhe një lajm i mirë se 4 të infektuar tashmë janë shëruar, duke çuar kështu në 10 numrin e përgjithshëm të të shëruarave nga Coronavirusi në Kosovë.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

SOT KATËR TË SHËRUAR, GJITHSEJ DERI SOT 10 TË SHËRUAR ME COVID-19!

- Advertisement -

Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10).

Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

Nga data 08.02.2020 deri me 01.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.380 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 125 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.520 kontakte të rasteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit