7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kjo foto e tregon më së miri forcën e SHBA-së në botë

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë kanë treguar se janë superfuqia e vetme në botë. E jo vetëm në ushtri, por edhe në ekonomi, SHBA-ja renditet si më e madhja në botë.

- Advertisement -

Fuqia ekonomike e SHBA-së tejkalon të gjitha shtetet e tjera në botë, madje i jep fuqi më të madhe kontinentit të Amerikës Veriore, shkruan Express.

GDP-ja amerikane shënon 23% të të gjithë GDP-së së botës. Në anën tjetër, si shtet i vetëm renditet Kina, GDP-ja e së cilës është 15%, ndërsa Rusia ka vetëm 1.93%.

Shtetet evropiane të ndara nuk kanë ndonjë rol të fuqishëm në skenën ekonomike ndërkombëtare, por nën ombrellën e Bashkimit Evropian, ato janë faktor kyç botëror.

- Advertisement -

Ajo që vërehet është fakti që kontinenti afrikan edhe pse i madh e me shumë shtete, fuqinë ekonomike e ka shumë të dobët.

Kjo foto është publikuar nga deputeti i parlamentit evropian nga Partia Liberal-Demokrate, Guy Verhofstadt.

- Advertisement -

“Ky grafik tregon vlerën e një tregu unik të BE-së dhe vlerën e bashkëpunimit. Në vend se t’i marrim rregullat vetë në dorë, të punuarit së bashku siguron se kontinenti evropian mund t’i definojë tregjet globale dhe të shtyjë përpara standarde më të larta” shkroi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit