7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Angela Merkel: S’ka Europë të bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

Rekomandime

“Nëse i shikoni aspektet gjeostrategjike dhe gjithashtu i shikoni hartat, mund të vëreni se një Europë e kompletuar do të arrihej vetëm me përfshirjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, gati të njëjtin mendim e kishte thënë edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula van der Leyen.

- Advertisement -

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thënë se Europa do të bashkohet në tërësi kur vendet e Ballkanit Perëndimor anëtarësohen në Bashkimin Europian.

Këto komente të Kancelares Merkel e tregojnë angazhimin e fuqishëm të Berlinit për zgjerimin e BE’së, një ide që nuk është shumë e përkrahur nëpër disa vende të këtij blloku.

Ajo ka thënë kështu në Hungari derisa po merrte pjesë në shënimin e 30 vjetorit të “piknikut pan-Europian”, ngjarje kjo që vlerësohet si thelbësore për rënien e Perdes së Hekurt.

- Advertisement -

“Nëse i shikoni aspektet gjeostrategjike dhe gjithashtu i shikoni hartat, mund të vëreni se një Europë e kompletuar do të arrihej vetëm me përfshirjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Merkel para gazetarëve hungarez.

Franca është kundërshtari i kryesor dhe më i zëshmi i zgjerimit të BE’së drejt Ballkanit perëndimor që e kishte bërë të qartë shpesh, po ashtu ishte i zëshëm kur pasi u përball me gjermanët rreth posteve më të rëndësishme kërkoi edhe reformimin e parimeve të vendimmarrjes në BE.

- Advertisement -

Hungaria ishte në qendër të kritikave nga BE’ja pas reformave të qeverisë së djathtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Va nder Leyen, ish ministrja gjerman kishte deklaruar gati të njëjtin mendim me Kancelaren Gjermane Angela Merkel.

Posti i Komisionarit për Zgjerim ende nuk është konfirmuar e pritet që Presidentja e Komisionit Europian të shqyrtoj kandidaturat së shpejti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit