12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

22-vjeçarja nga Gjilani humb betejën me Covid-19

Rekomandime

Numri i rasteve të vdekjes së moshës së re nga COVID-19 po është në rritje çdo ditë.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, ka humbur jetën edhe një 22 vjeçare nga komuna e Gjilanit.

- Advertisement -

G.Sh, nga fshati Livoç i Poshtëm, është e reja që ndërroi jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e së ndjerës përmes rrjeteve sociale.

“Te nderuar vendas, me pikellim te thellë ju njoftojmë se ka nderruar jetë ne moshen 22 vjeçare mesa jonë, G.Sh. Ngushellime familjes Sherifi. Ndajme dhimbjen me ju”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

- Advertisement -

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 28 raste të vdekjes si pasojë e këtij virusi kurse brenda javës humbën jetën mbi 100 qytetarë të infektuar me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit