1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

23 vjetori i çlirimit: Vajza dhe mbesa e dëshmorit vijnë me një këngë kushtuar të akuzuarve të Hagës

Rekomandime

E bija e dëshmorit të kombit Hysen Zogjiani, Arbnore Zogjiani, së bashku me mbesën e saj, sot kanë publikuar një këngë e cila iu kushtohet të akuzuarve të Hagës.

Ajo publikimin e ka bërë në rrjetin social Facebook, dhe kjo ka përkuar me datën e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat serbe.

- Advertisement -

Kënga titullohet “Drenica ime”.

Përveç urimit për përvjetorin e çlirimit, ajo e kujtoi këtë ditë pa prezencën e atyre që dhanë më së shumti për çlirimin e vendit, dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Urime Dita e Çlirimit familje të Dëshmorëve.

Urime Dita e Çlirimit Çlirimtarë.

- Advertisement -

Urime Dita e Çlirimit Kosovë…

Edhe ky përvjetor pa prezencën e meritorëve të lirisë, liderëve të luftës dhe paqes!

Historia nuk ndryshon kurrë andaj, LIRIA ka emrin tuaj përjetësisht.

Ju faleminderit për shërbimin ndaj atdheut.

Kësaj here, mu bashkua në këngë edhe Jora Hiseni, mbesa ime që u rrit në frymën e atdhedashurisë, me historitë e veprimtarive të të dy gjyshërve të saj.

Sot, ajo di më së miri ta përçoj këtë emocion.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit