22.2 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

26 ushtarë të Kosovës të infektuar me Covid-19, Komandanti i FSK – së jep detajet

Rekomandime

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama ka thënë se 26 pjesëtarë të FSK-së, janë infektuar me Koronavirus.

Rama tha se të gjithë janë raste kontakti, të cilët janë duke qëndruar në vetë izolim dhe janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

- Advertisement -

Fatkeqësisht i kemi 26 pjesëtarë të FSK-së, ku pas testeve që i kemi bërë dje kanë dalë pozitiv. Duhet ta kuptojmë që edhe ata janë qytetarë të Kosovës, dhe të gjithë janë raste kontakt.

Për fat të mirë gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë. E kemi qendrën mjekësore, të cilët janë në kontakt me ta.

Nuk kemi asnjë pjesëtarë të FSK-së që është në gjendje të rëndë, por të gjithë janë nëpër shtëpi të tyre”, ka thënë Rama për RTV Dukagjini.

- Advertisement -

Ai nuk tregoi se sa mund të jetë numri i atyre që priten të testohen si raste kontakti, por tha se kryesisht të infektuarit janë nga disa rajone të Kosovës.

I pyetur se nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, a është e gatshme ushtria, ai tha: “Ushtria gjithmonë është gati dhe nuk do të ndalet. Pavarësisht këtij numri ne do ta vazhdojmë me planet, objektivat dhe punët tona ditore”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit