1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

26 vjeçari që vdiq në Suharekë ishte djalë i dëshmorit

Rekomandime

Një 26 vjeçar nga Suhareka ka vdekur sot.

- Advertisement -

Ai ishte pranuar në emergjencën e qytetit me plagë të rënda, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit. Mjekët nuk kishin arritur ta shpëtonin.

Policia e cila ka konfirmuar rastin ka thënë se “20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.”

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë””, ka deklaruar Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

- Advertisement -

Ndërkohë është bërë e ditur se i ndjeri ishte Faton Haxhaj nga fshati Grejkoc. Ai ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit