9.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Ministri i Financave: Sot nga diaspora na erdhën 83,304 euro donacione

Rekomandime

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka thënë se ndihma nga diaspora gjatë 24 orëve të para pas hapjes së fondit është mjaft e madhe.

- Advertisement -

Bislimi, në RTV Dukagjini ka thënë se ka një mobilizim të madh nga diaspora për t’iu përgjigjur kërkesës së qeverisë për ndihmë ndaj Kosovës.Ai ka thënë se vetëm sot nga diaspora kanë ardhur 253 transaksione me një vlerë prej 83,304 euro, përcjell Telegrafi.

“Duhet pasur parasysh që ky është donacioni i parë pasi transaksioneve u nevojiten disa ditë kohë për të arritur në Kosovë”.

I pyetur për një donacion prej 50 mijë eurove që e kishte treguar një mërgimtarë, Bislimi thotë se ai do të vijë më vonë.“Gati 100 mijë euro vetëm në ditën e parë, diaspora është duke kuptuar rolin vendimtarë që e ka për të ndihmuar Kosovën në këtë situatë”.

- Advertisement -

Bislimi thotë se derisa të është në detyrë kjo qeveri garanton se fondi i diasporës nuk do të keqpërdoret.“Unë nuk mund të garantojë për ndonjë qeveri tjetër”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit