20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Dialogu Kosovë-Serbi vijon më 7 shtator, Vuciq: Do kërkojmë krijimin e Asociacionit

Rekomandime

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë do të vijojnë më 7 shtator në Bruksel, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciq.

- Advertisement -

Numri një i Beogradit deklaroi se do të kërkojë në këtë takim që të diskutohet për çështje konkrete siç është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne nuk po bisedojmë për problemet kryesore. Po përgatitemi për vazhdimin e dialogut më 7 shtator e do të kërkojmë realizimin e marrëveshjes së vitit 2013”, ishin fjalët e Vuciq.

Ai shtoi më tej se ishin të interesuar për dialogun, por se ai duhej të shkonte përtej çështjeve të tilla, si hapja e linjave hekurudhore dhe ajrore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit