15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ukraina: Trupat e 7 mijë ushtarëve rusë janë në morgjet tona dhe në makinat frigoriferike

Rekomandime

Ukraina ka thënë se ajo ka trupat e 7 mijë ushtarëve rusë të padeklaruar në morgje dhe në makinat frigoriferike, teksa thotë se numri i humbjeve të ushtarëve të Kremlinit ka shkuar në 19 mijë, shkruan Daily Mail.

Oleksiy Arestovych, këshilltar nga kreu i administratës nga presidenca e Ukrainës, ka thënë se ata janë përpjekur për t’i kthyer trupat e 3000 prej tyre në fillim të Iuftës, por që Rusia ka refuzuar duke thënë se ajo nuk i beson kësaj shifre të lartë të humbjeve.

- Advertisement -

Për Washington Post, ai thotë: “Ata na thanë: Ne nuk besojm në këto shifra. Ne nuk e kemi këtë numër dhe nuk jemi të gatshëm t’i pranojmë ata”.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës ka lansuar një ueb-faqe dhe një kanal në Telegram për rusët që t’i kërkojnë fotografitë e të vd*ekurve dhe të burgosurve të Iuftës.

Kremlini deri më tash i ka fshehur numrin e humbjeve në Iuftë, duke pranuar se vetëm 1351 ushtarë janë eliminuar deri më tani.

- Advertisement -

Por të enjten, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, më në fund pranoi humbjet e mëdha dukë thënë: “Ne kemi humbur një numër domethënës të trupave dhe kjo është një tragjedi për ne”.

Kremlini ka një politikë të zvogëlimit të humbjeve ushtarake me një dekret të shpallur në vitin 2015 ku thuhet të gjitha humbjet në një konflikt janë një sekret shtetëror.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit