1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

27 të shëruar nga koronavirusi dhe 7 raste të reja pozitive, 6 nga një qytet

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot janë shëruar 27 pacientë që ishin të prekur me koronavirus, ndërkohë janë regjistruar shtatë raste të reja.

- Advertisement -

“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë raste nga komuna e Prizrenit dhe një rast nga komuna e Suharekës. Sot më 01 maj 2020, janë shëruar edhe njëzet e shtatë (27) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e nëntëdhjetë e tetë (298) raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i të prekurve është rritur në 813, kurse i të shëruarve ka shkuar në 298. Deri më tash kanë vdekur 22 persona si pasojë e COVID-19.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit