9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Vazhdon heshtja e Kurtit, këta janë të gjithë zyrtarët e VV-së që reaguan ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit

Rekomandime

Kryeministrit Albin Kurti, i cili qysh kur erdhi në këtë detyrë ka bërë shkarkime të shumta po i kërkohet edhe shkarkimi i këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi. Ky i fundit në një intervistë tha se anëtarë të UÇK’së dyshohet se kanë vrarë 1000 civilë serbë.

Deklaratat e tij ngjallën reagime të shumta në mesin e organizatave të dala nga lufta, por reaguan edhe vetë deputetë e zyrtarë të VV-së.

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Diasporës dhe nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca, kritikoi deklaratat e Shkëlzen Gashit mbi UÇK-në. Konjufca tha se Gashi po të ishte këshilltar i tij, do të shkarkohej menjëherë.

Një reagim erdhi edhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se lufta e UCK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.

- Advertisement -

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Kauza e popullit shqiptar për çlirim e pavarësi ka qenë e drejtë. Gjykata Speciale ka qenë gabim dhe e dëmshme, e cila ka vendosur paralele në mes të Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës”, ka shkruar Haxhiu.

- Advertisement -

Për deklaratat e Gashit reaguan edhe disa deputetë të VV-së të cilët potencuan se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e madje disa prej tyre kërkuan edhe shkarkimin e menjëhershëm të Gashit.

“Si Deputet i Kuvendit të Kosovës dhe si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoj nga Shkëlzen Gashi që të kërkoj falje publike për deklaratat skandaloze dhe të dëmshme, duke ofruar dorëheqje morale të mënjëhershme nga posti i tij, në të kundërtën kërkoj publikisht nga Kryeministri Kurti që ta liroj nga detyra menjëherë”, ka shkruar deputeti i VV-së, Enver Haliti.

Shkarkimin e Gashit e ka kërkuar edhe deputeti tjetër i VV-së, Valon Ramadani.

“Nuk njolloset tërësia nga individi; mendimi i tij nuk i takon asaj që ai përfaqëson. Shkelzen Gashi duhet të lirohet nga detyra kurse krenaria e UÇK-së do të mbetet përjetë e paprekshme!”, ka shkruar ai.

Njëjtë reagoi edhe Mefail Bajqinovci, po ashtu deputet i VV-së, i cili shkurt shkroi: “UÇK-ja nuk ka bërë krime!”

Ndaj deklaratave të Gashi ka reaguar edhe “garda e vjetër” e VV-së.

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi, luti Kurtin ta shkarkojë Gashin duke thënë se ky i fundit nuk bëhet njëri.

“Albin Kurti të lutem, ama sinqerisht të lutem! Shkarkoje Shkëlzen Gashin menjëherë sonte”, shkruan Durmishi.

Për deklaratat e këshilltarit të tij, nuk ka ende asnjë reagim nga kryeministrit Kurti.

Ndërkohë vetë Shkelzen Gashi, gjatë natës së mbrëmshme doli me një sqarim ku tha se se ka individë të UÇK-së kanë kryer krime, e jo UÇK-ja.

Gashi ndër të tjera ka theksuar se UÇK-në e mbrojmë kur të pastrohet nga krimet e individëve që i kanë kryer.

E për këto deklarata të Gashit, sonte është organizuar protestë nga ballkonet dhe dritaret.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit