6.4 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Deri këtu shkon manipulimi i hoxhallarëve me njerëzit në hall: “Dovë për mos me të rreh burri” e “dovë për të kaluar provime”

Rekomandime

Në një shoqëri me një shkallë të lartë të analfabetizmit, nivel të lartë të varfërisë, e shumë e shumë probleme të tjera, mundësitë e manipulimit janë të mëdha.

Në një terren kaq të errët, fati po u buzëqeshë hoxhallarëve, të cilët jo rrallë arrijnë që tërë këto probleme të shoqërisë t’i përkthejnë në gjuhë fetare.

Jo rrallë herë njerëzit shkojnë tek hoxhallarët edhe për problemet nga më të ndryshmet, që në fakt po t’i analizosh janë probleme me të cilat përballet çdo shoqëri e që mbase mund të zgjidhen me një bisedë të thjeshtë me psikologun, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Por, në Kosovë ndodh ndryshe, njerëzit “shpëtimin” e gjejnë nga shkuarja te një hoxhë, për çka po ashtu paguajnë para. Po të hysh në faqe të ndryshme fetare në internet, mund të shohësh postime të cilat synojnë të tregojnë se si njerëzve me një “hajmali” u është shpëtuar jeta. E tillë është edhe një faqe e cila ka postuar dhjetëra mesazhe të qytetarëve. të cilët për halle të ndryshme kanë vizituar një hoxhë shqiptar.

Atë e vizitojnë qoftë edhe për një vizë që presin për ta marrë, për ta kaluar një provim, për të gjetur një punë, për stresin që përjeton një vajzë para martesës. Madje, ka edhe raste kur te hoxha shkohet edhe për ta “hequr qafe një njeri të martuar që u është qepur pas”. Raste të shpeshta janë edhe problemet bashkëshortore, ku zakonisht gratë kërkojnë “hajmali” te ndonjë hoxhë në mënyrë që burri t’u kthehet në gjendjen e mëparshme.

Fotot e mëposhtme janë postuar nga një faqe e cila thotë se tërë këto probleme nuk mund t’i zgjidhë as shkenca, por feja e bënë.

- Advertisement -

Vlerësojeni vetë se a duhet shkenca të merret me disa prej tyre.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit