3 mijë vullnetarë amerikanë i përgjigjen thirrjes së Zelenskiyt për të Iuftuar kundër Rusisë

0
366

Një përfaqësues i Ambasadës së Ukrainës në Washington ka thënë se 3,000 vullnetarë amerikanë iu përgjigjën thirrjes së Ukrainës që të huajt t’i bashkohen “legjionit ndërkombëtar” për të ndihmuar në luftë si ushtarë, shkruan The Guardian.

Zyrtari tha se 3,000 vullnetarët iu përgjigjën thirrjes në një intervistë me shërbimin e lajmeve të Zërit të Amerikës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi se do ta formonte një legjion zyrtar vullnetarësh të huaj, duke shtuar vetëm ditë më parë se rreth 16,000 të huaj tashmë janë regjistruar, kryesisht nga shtete të tjera post-sovjetike si Gjeorgjia dhe Bjellorusia.