6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

31 vjet nga themelimi i LDK-së, Isa Mustafa i dërgon mesazh Albin Kurtit dhe të tjerëve

Rekomandime

Sot janë bërë 31 vjet nga themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa, ka uruar anëtarësinë për përvjetorin e themelimit të LDK-së.

- Advertisement -

Mustafa këtë e ka bërë përmes një komunikate për media. Kreu i këtij subjekti, për këtë përvjetor, shprehet se themelimi i LDK-së shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin, kur një grup intelektualësh më 23 dhjetor të vitit 1989 në Shtëpinë e Shkrimtarëve në Prishtinë vendosën të themelonin lëvizjen, partinë e cila do të bëhej boshti kryesor rreth së cilës zhvilloheshin të gjitha proceset historike për Kosovën.

Në këtë komunikatë, Mustafa i ka dërguar një mesazh edhe skeptikëve dhe kundërshtarëve në prag të zgjedhjeve të reja, duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë edhe me tej të jetë formacioni kryesor politik në vend.

Ja komunikata e plotë:

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ju uron anëtarësisë përvjetorin e themelimit të LDK-së

Prishtinë, 23 dhjetor 2020

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu drejtohet anëtarësisë me këtë komunikatë:

“Të nderuara struktura të LDK-së, anëtarë, aktivistë dhe ju simpatizantë,

Urime të gjithë juve dhe qytetarëve të Kosovës dita e themelimit të partisë së parë me vlera demokratike dhe orientim perëndimor.

Themelimi i LDK-së shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin tonë, një grup intelektualësh më 23 dhjetor të vitit 1989 në Shtëpinë e Shkrimtarëve në Prishtinë vendosën të themelonin lëvizjen, partinë e cila do të bëhej boshti kryesor rreth së cilës zhvilloheshin të gjitha proceset historike për Kosovën. Ajo ishte partia e parë që bëri bazat e pluralizmit politik jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

Në krye të kësaj partie që nga themelimi e deri në vdekje, ishte shkrimtari, studiuesi i letërsisë, presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.

Për gjatë këtyre tre dekadave Lidhja Demokratike e Kosovës ishte komponentja që vizionin dhe qëllimin e saj kryesor dikur kishte trinomin liri, pavarësi dhe demokraci, ndërsa sot forcimin dhe zhvillimin e vendit.

LDK-ja si parti e qendrës së djathtë, anëtare e Partive Popullore Evropiane dhe partia kryesore në politik bërjen kosovare është angazhuar pa ndalur për shtet ndërtim dhe konsolidimin e demokracisë së brendshme.

Proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, që nga okupimi serb, liria, shpallja e pavarësisë dhe tashmë sfidat e forcimit të shtetit janë pa shmangshëm të lidhura ngushtë me LDK-në.

Kosova këto ditë po përballet me sfidën e pandemisë, ku LDK-ja së bashku me kuadrot më të mirë, po mundohet që të japë maksimumin për ta tejkaluar edhe këtë gjendje.

LDK-ja aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.

LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar.

LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj të jetë formacioni kryesor politik në vend. Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së, prandaj krejt në fund urime të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës.

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës,

Zoti e bekoftë LDK-në.”

LDK – Zyra për Informim

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit