12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Glauk Konjufca: Ishim në konferencë me Albinin kur gazetarët ikën sepse po vinte policia

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëri nga bashkëpunëtorët kryesor të Kurtit që nga themelimi i LVV-së kujtoi disa nga momentet e 16 viteve më parë.

- Advertisement -

“Kemi shumë kujtime këtu, po më kujtohet në një konferencë shtypi ishim këtu me Albinin dhe gazetarët aty, na ndodhte që ata vraponin shpejt dhe na lenin duke fol vet me vete sepse policia vinte dhe na ka ndodhë dy herë veç kur e pamë që gazetarët nuk janë këtu më sepse vinte policia për të na arrestuar nga një herë, këto kanë qenë peripecitë“, tha ai.

Sipas tij, VV ka dal nga populli i cili gjithmonë ka qenë në halle dhe ka pas probleme.

“Lëvizja Vetëvendosje unë konsideroj që kurrë nuk ka pretenduar që ka shpikur diçka të re. Ne gjithmonë kemi qenë të vetëdijshëm që i përkasim një përpjekje shumë të gjatë të popullit të Kosovës për me qenë rehat në tokën e vet“, tha ai.

- Advertisement -

Konjufca tha se Vetëvendosja është një trashëgimi shumë e rëndësishme politike për Kosovën, duke shtuar se partia ka dalë nga gjiri i popullit.

“Vetëvendosje është nga qytetarë tipikë të shtresave të ndryshme të popullit tonë që ka qenë gjithmonë me halle. Vetëvendosje kurrë s’ka pretenduar që po shpik diçka të re. Kemi qenë të vetëdijshëm se i përkasim një përpjekje të gjatë të popullit tonë për me qenë rahat në tokë të vet. Duam të jetojmë bashkë dhe rahat, pa probleme. Vetëvendosje ka qenë pa hile dhe prandaj është përqafuar nga populli shqiptar”, theksoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit