2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

32-vjeçarit i jepet lamtumira e fundit ditën që do bëhej dhëndër

Rekomandime

Një aksident tragjik në provincën Agri të Turqisë i ka marrë jetën dhëndrit, një ditë para dasmës.

- Advertisement -

Sipas agjencisë së lajmeve DHA, aksidenti ndodhi në distriktin Patnos, kur makina që drejtohej nga 32-vjeçari Bayram Tekdemir u përplas kokë-më-kokë me një tjetër automjet që vinte nga drejtimi i kundërt.

Në aksident humbi jetën Bayram Tekdemir dhe vëllai i tij 3 vite më i madh, teksa i plagosur mbeti nipi i tij 5-vjeçar dhe 4 persona që po udhëtonin me mjetin që vinte përballë.

Para përplasjes fatale, Tekdemir mësohet se kishte marrë kostumin e dhëndrit nga rrobaqepësi dhe po shkonte në fshatin e tij, ku kishin organizuar edhe festën e beqarisë.

- Advertisement -

Ngjarja e rëndë ka futur në zi të gjithë fshatin. Në ditën që ishte planifikuar të bëhej dhëndër, të afërmit i dhanë lamtumirën e fundit 32-vjeçarit dhe të vëllait. /tvklan.a

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit