14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

38-vjeçari i zhdukur është pronar i një biznesi “rent a car”, i dyshuari për kidnapim klient i tij

Rekomandime

Tridhjetëetetë vjeçari Bedri Rexhepi është zhdukur që nga data 8 prill. Qe 14 ditë, familja Rexhepi nuk di për fatin e tij. Lidhur me zhdukjen e tij është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili po qëndron në paraburgim.

- Advertisement -

Kërkimet për Bedriun po vazhdojnë, ndërkaq vëllai i tij ka deklaruar për Express se ai ka pasur me vete disa para, por familja nuk e di shumën e tyre

Bedri Rexhepi po kërkohet nga familja e tij tash e 14 ditë, por që nga data 8 prill, askush nuk ka rënë në gjurmë të tij.

Një ditë pas zhdukjes, vetura e 38-vjeçarit është gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, por jo edhe ai.

- Advertisement -

Ndërkaq që prej natës së zhdukjes, telefoni i tij po qëndron i mbyllur.

Dyshimet e Prokurorisë janë se ai është rrëmbyer. I dyshuar për rrëmbimin e tij është Jeton Vllasaliu.

- Advertisement -

Vëllai i të zhdukurit, Adnan Rexhepi, ka deklaruar për Express se Jetoni ka qenë klient i Bedriut, pasi ky i fundit ka në pronësi një kompani të veturave me qira, por ai thotë se këta dy nuk kanë pasur ndonjë problem.

“Ka qenë klient i vëllait, deri në kohën kur është arrestuar ka qenë me veturë të vëllait. Ka qenë i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qenë. Për këtë s’kanë pasur ndonjë problem”, ka deklaruar Adnan Rexhepi.

Ai tha se vëllai i tij e ka pasur me vete një shumë të parave, por familja nuk e di sa kanë qenë.

“Shumë të parave ka pasur, por sasinë nuk e dimë as ne. Dyshimet janë të gjithanshme, në çdo anë dhe çdo send po dyshojmë, por s’po dimë konkret diçka hala”, ka deklaruar ai.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë deklaruar për Express se hetimet po zhvillohen në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”, dhe momentalisht nuk mund të ndahen informata tjera për shkak të hetimeve.

“Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi”, andaj, për shkak të ruajtjes së integritetit të kësaj procedure nuk mund të japim informata të tjera”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Ndërkaq Gjykata Themelore e Prishtinës në njoftimin për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Jeton Vllasaliu, deklaron se ekziston dyshimi se Vllasaliu është i implikuar në rrëmbimin e Bedri Rexhepit.

“I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij celular”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit