13.3 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Shpend Ahmeti publikon emrat e 28 të vdekurve nga Covid – 19 të Prishtinës!

Rekomandime

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook ka kujtuar të gjithë ata persona të kësaj komune që kanë vdekur nga koronavirusi.Ahmeti në Facebook ka shkruar se viktimat nga COVID 19 nuk janë statistika.“Viktimat nga Covidi nuk janë statistika. Janë bashkëqytetarë tonët qe e kanë humb betejën me këtë sëmundje të rrezikshme.

- Advertisement -

Sot përveç që duam ti përkujtojmë secilin prej tyre – qytetarë të Komunës tonë, apeloj nga zemra tek secili prej jush ti përmbaheni tri rregullave të thjeshta Distanca, Duart, Maska”, ka shkruar ai.

“Kjo është mbrojtja më e mirë dhe siguria që kjo listë të mos shtohet. Mbrojtje më e mirë se çfarëdo strategjie politike e kujtdo. Ngushëllime të gjitha familjeve e shpresoj që asnjë familje të mos e ndjej dhembjen që ju keni tani”, ka thënë Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160145504427166

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit