8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Britania e Madhe nuk tërhiqet ndaj Spanjës, Boris Johnson: Me ushtri do të mbrojmë Gjibraltarin

Rekomandime

Kryeministri britanik Boris Johnson do të detyrohet që me ushtri të mbrojë Ishujt Falkland dhe Gjibraltarin, thuhet në disa dokumente “që kanë rrjedhur”.

- Advertisement -

Ai obligohet të përdor forcat e armatosura për mbrojtjen e Britanisë së Madhe dhe qytetarëve të saj, që përfshin edhe “përgjegjësinë për ofrimin e sigurisë për 14 territore tjera matanë detit”.

Në dokumentet e “rrjedhura” – strategjia prej 100 faqeve e titulluar “Britania globale në kohën e konkurrencës”, përshkruan se si do të mbrojë territoret matanë detit “duke iu drejtuar dhe mbrojtur nga kërcënimet shtetërore dhe jo shtetërore”.

Johnson ka theksuar se forcat e armatosura “do t’i përgjigjen hyrjeve në ujërat që janë territor i Britanisë në afërsi të Gjibraltarit”, duke mbajtur prezencë të vazhdueshme në ishujt Falkland, ishullin Asension dhe territorin britanik në Oqeanin Indian.

- Advertisement -

Së fundmi anëtarët e partisë spanjolle Voks, i kishin bërë thirrje Madridit që të heqin dorë nga marrëveshje pas Brexitit, që u nënshkrua mes Spanjës dhe Britanisë së Madhe, pasi që kërkohej që Gjibraltari “të çlirohet” nga Britania e Madhe.

Gjibraltari ka qenë pikë e diskutueshme midis Britanisë dhe Spanjës, pasi që qeveria spanjolle viteve të fundit ka kërkuar një sovranitet të përbashkët. Spanja vazhdimisht operon me anijet luftarake në ujërat territoriale përreth Gjibraltarit, që konsiderohet si akt agresioni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit