12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ministri serb Selakoviq i turret Von Cramon: Po lobon pa fije turpi për pavarësinë e Kosovës

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë ndryshe veçse njohje reciproke.

- Advertisement -

Kjo pasi siç tha ajo, shumica dërrmuese e vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara e shohin këtë opsion si zgjidhje.
Kur ajo u pyet në një konferencë virtuale për raportin e ardhshëm të PE-së nëse ajo lobon për Kosovën, Cramon u përgjigj: “Sigurisht”.

Kundër kësaj deklarate ka dalë ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, duke thënë se Viola von Cramon e pranoi hapur se lobon për pavarësinë e Kosovës.

“Pa asnjë pikë turpi, ajo zyrtarisht e vuri në dyshim kredibilitetin e saj për të qenë ndërmjetësuese objektive e proceseve politike dhe shoqërore në provincën tonë jugore”, tha Selakoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit