12.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Reagimi i Grenell ndaj mbështetësit të Kurtit që foli kundër SHBA’ve, top-lajm në ballinat e mediave serbe

Rekomandime

Admir Molla, një përkrahës i hapur i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, me të cilin ky i fundit ka komunikuar jo-rrallë herë nëpërmjet platformave online dhe ka diskutuar për çështje të ndryshme politike në Kosovë e në SHBA ka bërë një reagim ku i ka kërkuar politikës amerikane të mos përzihen në punët e Kosovës, Ky reagim i tij, përveç në Kosovë, ka ngjallur edhe reagimi e ish-emisarit të presidentit të SHBA’ve për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell e më pastaj është bërë top-lajm në mediat serbe, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

“Amerikanë s’jetojnë në Kosovë. Shumica e tyre kurrë s’kanë dëgjuar për Kosovën. Ambasadori i SHBA-së nuk duhet ta përfshijë veten e tij në punët e brendshme të Kosovës. Secili vend ka të drejtë për sovranitetin e vet pavarësisht madhësisë. Franca e ka çliruar Amerikën, por a është SHBA-ja gjithmonë borgjlike? Jo.”, ka shkruar Molla.

Ky reagim i Mollës nuk i ka pëlqyer aspak ish-emisarit për dialogun të SHBA’ve, Richard Grenell i cili në të kaluarën ka pasur përplasje të mëdha me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për çështje të ndryshme politike, kryesisht sa i përket dialogut Kosovë Serbi.

Grenell i ka reaguar Mollës duke i thënë se trupat e ushtrisë amerikane që qëndrojnë në Kosovë paguhen nga taksat e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Advertisement -

“Mbështetësi kryesor i Kurtit në SHBA ofendon SHBA’në. Ia kujtoj Admir Mollës se taksapaguesit e SHBA’së paguajnë që trupat amerikane të qëndrojnë në Kosovë”, shkroi Grenell.

- Advertisement -

Ky reagim i Mollës, dhe më pas reagimi i Grenell vijnë pas deklaratave të ambasadorit të SHBA’ve në Kosovë, Philipp Kosnett i cili ditë më parë ka thënë se SHBA-ja beson që Kosova ka detyrim themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe se historia s’ka filluar me krijimin e Qeverisë Kurti. Një deklaratë e tillë e Kosnett ka nxitur reagime të shumta, derisa vetë Kurti në kundërpërgjigje, ka insistuar se Kosova s’mund të themelojë Asociacion njëetnik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit