Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka thënë se ka përfunduar konsultimi për Projektligjin për Qeverinë.
- Advertisement -
Në këtë projektligj, Tahiri tha se Qeveria do t’i ketë 15 ministri dhe vetëm 40 zëvendësministra.
“Nga data 7 deri më 29 kemi pasur ligjin për qeverinë që për neve është shumë i rëndësishëm dhe sipas nesh ka dalur shumë i suksesshëm ku kemi marrë mbështetje nga shumë organizata dhe ambasada. Numri i të gjithë komenteve nuk dihen saktë sepse kanë vazhduar të vijnë komentet nga konsultimi publik lidhet me numrin e ministrive, ne kemi parë me ligj që të kemi 15 ministri, pastaj zëvendëskryeministrat kemi paraparë 3 dhe të tre të jenë më protofol”, tha ai.