4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

43-vjeçari në rrezik për jetën, mjekët zbulojnë se shkaktar ishte jorgani

Rekomandime

Një 43-vjeçar i cili prej kohësh ankohej se kishte shqetësime të rënda që lidheshin me mushkëritë, është diagnostikuar me një alergji të rrallë. Britaniku Martin Taylor ishte paraqitur në spital më probleme në frymëmarrje ndërsa kishte sqaruar se nuk kishte mundësi as të ecte disa hapa, apo të ngjiste disa shkallë, e po ashtu orët të cilat ai flinte ishin shumë të pakta.

Mjekët e kishin pyetur nëse në shtëpinë e tij kishte myk apo nëse mbante kafshë shtëpiake, por duket se as ky nuk ishte problemi i rëndimit shëndetësor. Por në një nga konsultat, ai ishte kujtuar për një detaj, duke u thënë mjekëve se së fundmi kishte ndërruar jorganin dhe jastëkun e tij sintetik, duke i marrë me mbushje prej puplash.

- Advertisement -

Ishin pikërisht puplat ato të cilat i kishin shkaktuar këtë lloj alergjie të rrallë, e cila nëse lihej për një kohë të gjatë pa u trajtuar, shkaktonte deri dhe vdekjen.

Britanikja “The Sun”, shkruan se testet e gjakut identifikuan antitrupa ndaj pluhurit të pendëve të shpendëve, një gjendje kjonë të cilën mushkëritë acarohen rëndë si rezultat i përgjigjes imune të trupit.

Pas këtyre rezultateve, 43-vjeçari e ndërroi sërish jorganin dhe jastëkun duke marrë ato hiperalegjike, dhe brenda një viti, shërimi i tij ishte i plotë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit