13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nga rinumërimi i deritashëm: Albana Bytyqi 41 vota më shumë se Meliza Haradinaj, 67 vota u manipuIuan në favor të kësaj të fundit

Rekomandime

Rinumërimi i votave me kusht, atyre me postë, dhe shtatë kutive të rinumëruara më parë në QNR, e për të cilat përmes një videoje të publikuar në media, u ngrit dyshimi se pati blerje të votave, po del të vërtetojë pretendimet e dy kandidateve për deputete të AAK’së, Albana Bytyqi dhe Florentina Gjergjaj, se votat u manipuluan në favor të ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e cila edhe sipas rezultateve të shpallura nga KQZ e kishte fituar postin e deputetes.

- Advertisement -

Por, vendimi i PZAP’it, që këto vota të dërgohen në rinumërim, po i përmbysin rezultatet zyrtare, dhe Meliza Haradinaj, nga votat e rinumëruara deri më tani, më nuk është deputete, por këtë vend po e merr Albana Bytyqi, e cila po del të ketë 41 vota më shumë se kundërkandidatja e saj në listën e AAK’së, këtë e ka mësuar Reporteri.net.

Pra, momentalisht Albana Bytyqi pas rinumërimit ka arritur ta kapërcejë me vota Meliza Haradinajn.

Nga rinumërimi ka rezultuar se 67 vota janë manipuluar në favor të Meliza Haradinajn.
Momentalisht Bytyqi është 41 vota mbi Haradinajn e nëse rezultati mbetet i tillë ajo do të sigurojë një ulëse në Kuvend.

- Advertisement -

Rinumërimi në QNR është ende duke vazhduar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit