-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

44 pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive, 3 prej tyre në gjendje kritike

Rekomandime

Në Klinikën Infektive janë të shtrirë 44 persona, të cilët kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Prej tyre 3 janë në gjendje kritike, ndërsa shtatë të tjerë të cilët kanë nevojë për oksigjeno-terapi. Ndërkohë, gjatë ditës së sotme dy nga pacientët janë liruar në shtëpi.

- Advertisement -

Infektologu Murat Mehmeti ka bërë të ditur për KosovaPress lidhur me gjendjen e pacientëve që ndodhen nën kontrollin e stafit mjekësor në Klinikën Infektive.

“Për momentin e kemi të shtrirë me COVID-19 pozitivë të konfirmuar gjithsej 44 raste. Prej këtyre, tri raste janë në gjendje kritike, për faktin se janë në respiratorë, konkretisht me frymëmarrje të sforcuar, dhe i kemi shtatë pacientë të cilët kanë pamjaftueshmëri respiratore dhe të cilët kanë nevojë për oksigjeno-terapi. Ndërkohë që pacientët e tjerë janë relativisht mirë, po mbahen dhe po qëndrojnë mirë”, tha Mehmeti.

Ndër të tjera, ani pse numri mund të ndryshojë, Mehmeti tregon se gjatë ditës priten të dalin rezultatet edhe për 10 persona të dyshuar me koronavirus.

- Advertisement -

“Numri variron, sepse vazhdimisht vijnë raste të reja, pranohen, testohen. Kështu që mund t’iu them se është numër më i madh se 10, e ndoshta më vonë bëhen 15-20. Varësisht se sa do të jetë fluksi i qytetarëve që do të vijnë të pranohen, dhe t’iu merren strishot”, tha Mehmeti.

Infektologu Mehmeti thotë se po arrijnë të menaxhojnë gjendjen në Klinikën Infektive, marrë parasysh se një numër i madh i te infektuarve po trajtohen në kushte shtëpiake, dhe ndodhen në vetizolim.

- Advertisement -

“Është më shumë se 50 numri i të shëruarave. Vetëm sot i kemi larguar dy pacientë, te cilëve pasi iu janë marrë strishot dy herë. Pasi që rregull është që pasi iu merren strishot dy herë te cilat rezultojnë negative, ne e llogaritim si të shëruar dhe lëshohen për shtëpi, kështu që sot i kemi liruar dy pacientë. Dhe kemi edhe pacientë të tjerë që besoj shumë shpejt do t’i lirojmë po ashtu, por që jemi në pritje të rezultateve”, tha Mehmeti.

Ai u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, dhe të mos grumbullohen me të tjerët, pasi në këtë mënyrë parandalohet përhapja e mëtejme e të prekurve me koronavirusin e ri.

Deri më tani në Kosovë janë 283 të infektuar, prej tyre 58 janë shëruar dhe shtatë kanë vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit