7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Infektologu Krasniqi shkruan i shqetësuar për pushuesit e Prevallës: “Kjo nuk guxon të ndodhë”

Rekomandime

Infektologu i famshëm kosovar, Valon Krasniqi duket se është shqetësuar tepër shumë pas raportimit se shumë qytetarë ia kishin mësyrë sot Prevallës për të pushuar – përkundër rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore në vend. 

- Advertisement -

Këta qytetarë do të ktheheshin mbrapsht nga Policia e Kosovës, por megjithatë z.Krasniqi ka shprehur brengën e tij në statusin e fundit në Facebook duke thënë se “Kjo nuk duhet të ndodhë, e kjo NUK GUXON të ndodhë.”

Ai porosit qytetarët që të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, e se Prevallën ashtu si vendpushimet e tjera natyrore në Kosovës, do t’i shijojmë pasi të kalojë pandemia, përcjell Periskopi.

Ndryshe, z.Krasniqi kohët e fundit është bërë një ndër personazhet kryesore në mediat tona pas shpërthimit të pandemisë Covid-19.

- Advertisement -

Statusi i Plotë: 

Të nderuar qytetarë të vendit

- Advertisement -

Nuk munda të rri i qetë kur lexova në portalet tona se shumë qytetarë sot ja paskan mësyrë Prevallës. Në një video nga atje po shihen dhjetëra vetura duke pritur në radhë. Kjo nuk duhet të ndodhë ,, kjo NUK GUXON të ndodhë.
Prevallën do t’a kemi aty edhe pasi të kalojë pandemia.

Ndjej obligim profesional e qytetar, që t’ju bëj thirrje atyre njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre.

Prevallën , Badovcin, Rugovën, Batllavën e shumë bukuri tjera natyore të Kosovës do t’i shijojmë të gjithë bashkarisht pasi të kalojë epidemia.

Uroj të kuptohet drejt kjo thirrje e imja dhe thirrjet e gjithë kolegëve e autoriteteve tona shëndetësore për të qëndruar në shtëpi.

#Rrinshpi Mos e bën veten për spital !

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit