-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

50 milionë euro shtesa për fëmijët, implementimi nis për tre muaj

Rekomandime

Donika Kadaj Bujupi sa ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës nga AAK ka iniciuar një rezolutë për shtesa për fëmijët e Kosovës, e cila rezolutë është votuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se në programin 100 për qind të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është paraparë edhe shtesat për fëmijë e ku sipas saj ky projekt do të bëhet program kombëtar.

“Kemi nxjerr një rezolutë që është mbështet edhe nga partitë e tjera e cila thotë që të gjithë fëmijët e Republikës duhet të gëzojnë shtesat e tyre. Me kalimin e kësaj rezolute e cila gjendjet në Qeveri, është kërkuar nga Komisioni Add Hog i formuar në Kuvend të bëhet një vlerësim i përgjithshëm, një riorganizimin komplet i skemave sociale ku do të përfshihen edhe shtesat e fëmijëve.

- Advertisement -

Ne fillimisht kemi kërkuar meqë janë 500 mijë fëmijë në Kosovë, të ketë një ndarje prej 10 euro për çdo fëmijë, mirëpo pas debateve të shumta dhe duke marrë parasysh se ka qenë shuma e vogël, jemi pajtuar në Kuvend dhe është hequr shuma dhe në vend të shumës të shkruhet – të bëhet rikategorizimi, do të thotë ata që kanë buxhet të vogël të marrin shtesa më të mëdha.

Kjo nënkupton që të gjithë ata prind që marrin rrogë nga buxheti i Kosovës deri në 30 mijë euro në vit, përjashtohen nga shtesat për fëmijët e tyre sepse është paraparë buxhet rreth 50 milionë euro në vit për shtesa të fëmijëve, të shpërndahen te njerëzit e shtresave më të varfër. Tash në qeverinë Haradinaj e kemi edhe në program qeverisës shtetas e fëmijëve i kemi edhe si program kombëtar pra është interes kombëtar që në tre muajt e parë të qeverisjes Haradinaj të implementojmë rezolutën”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit