13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Pedagogia shqiptare sheh Merkelin në një dyqan djathi: Askush nuk i tha hyr pa radhë, më bëri shumë përshtypje

Rekomandime

Ndërsa Kancelarja gjermane Angela Merkel përgatitet për largimin e saj nga skena politike, pedagogia Jonila Godole ka treguar një moment, kur gjatë qëndrimit në Gjermani është përballur me kancelaren në një dyqan djathi.

- Advertisement -

“Përpara pandemisë është një foto që e kam bërë unë në fakt që shumë media e kanë qarkulluar si të tyren, unë isha duke pritur të më vinte ora e avionit, isha ulur në një supermarket dhe po prisja, shoh një dhe them sa i ngjaka Merkelit kjo dhe i bëj foto. Shoh që të gjithë njerëzit po rrinin në radhë dhe ajo po rrinte tek radha e djathit, po blinte djathë.

E kishte afër shtëpisë dhe aty ishte vendi ku ajo një herë në javë shkonte blinte djathin dhe bukën. Unë thjesht i bëra një foto sepse thashë që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme, ishte me një xhaketë të kuqe. Po kërkoja por nuk pashë asnjë roje, por kur e pashë me vëmendje e kuptova që ishte ajo. Asnjë nuk i tha futu pa radhë, më bëri shumë përshtypje, shitësja nuk lëvizi asnjë gjë kur erdhi ajo aty, unë e filmova dhe e fotografova dhe e kam postuar para disa vitesh në Instagram.

I mori gjërat, vajti në dy-tre pika, bleu gjërat që donte dhe thjesht u largua. U përpoqa të futesha, të ecja pas shkallëve për të parë ku janë ata që e shoqërojnë. Ata aty duhet të ishin, por me siguri ishin veshur civilë”, është shprehur Jonila Godole.

- Advertisement -

Në fakt Merkel është e njohur për jetën e saj të thjeshtë dhe në mënryë të vazhdueshme është fotografuar nga mediat teksa bën Pazar dhe respekton radhën si çdo qytetar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit