11.8 C
Pristina
Saturday, December 2, 2023

Ky është keIeksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe: Punën që s’e bëri shteti, e bëra unë

Rekomandime

Esat Shala nga fshati Krajkovë i Drenasit, ka mbledhur me mijëra video-kaseta të minutazhit të gjatë të qindra msakrave dhe ngjarjeve të cilat lidhen me Iuftën nga fillimet e viteve të 90-ta e deri në përfundimin e Iuftës së Kosovës në vitin 1999.

Esati ishte vetëm një fëmijë kur në Kosovë shpërtheu Iufta masive e vitit 1999.Forcat serbe sikurse gjithë fshatit edhe atij ia kishin djegur shtëpinë, kurse si pasojë e kësaj familja e tij u detyra të qëndronte në mal gjatë Iuftës.

Si i papunë, Esati e kalonte pjesën më të madhe të ditës, duke shikuar, analizuar, e mirëmbajtur një pjesë të video-kasetave të tij, të cilat i ka mbledhur që nga pasIufta nga njerëz e vende të ndryshme nëpër Kosovë.

Punën që nuk e bëri shteti tash e 21 vjet, e bëri Esati, i cili thotë se shteti është ende në gjumë pasi nuk po merret me m*sakrat e Serbisë të bëra mbi popullin shqiptar të Kosovës.

Thotë se gjithçka u frymëzua nga familja, ndërsa shprehet këmbëngulës se pavarësisht sfidave misionin e nisur nuk do ta lë asnjëherë në gjysmë.

Ai ia kishte nisur për pak kësaj pune, t’u lyp foto, incizime të familjes se tij gjatë Iuftës në mal.

Më shumë artikuj

Të fundit